Ukraina thotë se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, transmeton InLajmi.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive.
“Edhe një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale” , tha agjencia, duke shtuar se “lokacioni i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”, shkruan BBC.
Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie të madhe të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë. /InLajmi/