Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj lajmit se Serbia po furnizohet me pajisje ushtarake ajrore nga Kina, përcjell InLajmi.
Vela është shprehur i shqetësuar nga ky furnizim i Serbisë, duke qenë se është dita e 2-të që Kina dërgon pajisje të tilla në Serbi.
Ai thekson se Forcat Ajrore Kineze fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore të Batajnica për të dorëzuar pajisje ushtarake ajrore të versionit “HQ22 Red Banner SAMK3” të sistemit eksportues.
Ndryshe, Vela nuk është i vetmi që ka reaguar, pasi më herët edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxha e quajti këtë furnizim nga Serbia si kërcënim për Ballkanin Perëndimor e sidomos për Kosovën. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1513138530364674048