Më shumë se 4.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), transmeton InLajmi.
UNHCR thotë se Evropa nuk e ka parë atë numër refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.
90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18-60 vjeç nuk iu lejua të largoheshin nga Ukraina, pasi duhej t’i bashkoheshin luftës, shkruan BBC.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM), rreth 210.000 joukrainas janë larguar gjithashtu nga vendi, duke hasur ndonjëherë në vështirësi për t’u kthyer në vendet e tyre. /InLajmi/