Reperi, Mozzik ka njoftuar se ka qenë në Hagë, për ta vizituar Kadri Veselin, përcjell InLajmi.
Gjatë vizitës në Hagë, Mozzik nuk ka hezituar të vizitojë edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Nasim Haradinaj.
Këngëtari u shpreh se çdo minutë prapa grilave për ish-krerët e UÇK-së është i padrejtë.
Mozzik shpreson se historia që po e përcjell Kadri Veselin dhe shokët e tij të merr kahje të duhur dhe UÇK të trajtohet në mënyrë të drejtë.
“Pata rastin të takoj edhe Hashimin e Nasimin, të fala keni nga të gjithë”, shkruan Mozzik.
Ndryshe Mozik është i shoqëruar edhe nga djali i Kadri Veselit, Klestori.
Nuk është hera e parë që Mozzik shpreh mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së. /InLajmi/