Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se Ukraina është gati për beteja të mëdha kundër Rusisë, transmeton InLajmi.
Ai thotë se Ukraina duhet të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon 2 territore separatist.
Kjo sipas tij duhe të ndodhë përpara se të zhvillohet një takim midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, përfshirë në Donbas. Dhe sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues,” tha ai, shkruan BBC.
“Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen 2 javë ose 3”. /InLajmi/