Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj lajmit se Serbia po furnizohet me pajisje ushtarake ajrore nga Kina, përcjell InLajmi.
Ai tha se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Kosovën.
Deputeti i PDK-së tha se jemi në një epokë, ku shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.
Hoxhaj theksoi se këto veprime tregojnë se Kina dhe Serbia kanë zgjedhur autokracinë për të qenë bashkë. /InLajmi/
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1513168194168631304