Shumica e amerikanëve mbështesin dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë, sipas sondazhit të fundit të CBS News, e gjithashtu edhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë.
Sondazhi i kryer javën e kaluar tregoi se 72 për qind e të anketuarve ranë dakord që Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë armë dhe ndihmë në Ukrainë, ndërsa 78 për qind mbështesin sanksionet ekonomike kundër Rusisë, raportoi Guardian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden, premtoi “bashkëpunim të mëtejshëm mbrojtës” me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë siguruar armë me vlerë një miliard dollarë, duke përfshirë, ndër të tjera edhe raketa anti-ajrore Stingers dhe dhe ato anti-tank, Javelins.