Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek drejtësia e re duke thënë se është i gatshëm që të shkojë vetë në SPAK dhe të tregojë ato që, si person i interesuar.
Kreu i qeverisë u shpreh se pret shumë që SPAK të hyjë më thellë në krimet të cilat nuk gjenden në oborrin e Partisë Socialiste, megjithatë ka shtuar se kjo parti i ka dyert e hapura për SPAK në raste hetimesh.
“Jam gati të shkoj në SPAK si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndërhyrje në memorie. Dhe e 2-ta shumë mirë, që një person me pushtet politik konsiderohet me shkelje dhe kjo është për gjykatën për ta verifikuar për shkak se familjarë përfitojnë shuma që nuk justifikohen. Por krahasuar me ish kolege të këtyre të SPAK që kanë deklaruar shtëpi e apartamentet një pas një. Kjo nuk krahasohet.” u shpreh Rama.
Për sa u përket prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar Rama u shpreh se duhet të justifikojnë pasurinë, në rast të kundër duhet që SPAK të ndërmarrë veprime ndaj tyre, përcjell ABC News.
“Ata që nuk e justifikojnë dot tek SPAK pasurinë duhet të shkojnë në burg. Ata që nuk kanë bërë drejtësi dhe kanë qenë në një marrëdhënie mëkati përmament mëkati. Këta gjykatës e prokuror duhet të jenë të kryqëzuar. Se kanë nxjerr të poshtëruara gra e nëna që kriminelët më mostra u kanë marrë jetën. Këta i nxirrnin në shëtitje nga salla e gjyqit. SPAK bën mirë të vërë në rendin e ditës këto. Drejtësia e re do të shkruhet vetëm kur godet në 360 gradë. Në të gjitha pjesët e gradëve. Në PS e kanë gjetur hapur derën. Nuk i ka penguar askush.” shtoi Rama.