Në Kosovë vjedhjet janë bërë një fenomen shqetësues për qytetarët. Shpesh ndodh të ketë vjedhje edhe nëpër banesa, shtëpi private, dyqane e vetura, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për një rast të vjedhjes në lagjen Veternik në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 19:30.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i panjohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Kujtojmë se, në raportin e Policisë së Kosovës pothuajse çdo ditë ka raste të tilla.
Ndërsa, sipas Kodit Penal të Kosovës, thuhet se personat që kryejnë vjedhje apo grabitje me përdorim të forcës apo kanosje serioze për personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, dënohen me burgim nga 3 deri në 12 vjet. /InLajmi/