Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se problemi në komunë është te Zyra e Prokurimit.
Pacolli, tha se te puna e cilësisë nuk është problemi as te kryetarët e as të nënkryetarët por te Zyra e Prokurimit, e për të cilën thotë se nuk do të donte ta vizitonte kurrë.
“Te puna e cilësisë e them me plotë përgjegjësi që nuk është problemi te as kryetarët as te nënkryetarët as te drejtorët, problemi është te zyra e prokurimit”, tha ai.
Sipas tij, ka shumë raste të cilat nuk mund të zgjidhen nga ajo zyre se janë implikime nga niveli qendror, nga organi shqyrtues i prokurimit.
Ai thotë se që kur ka ardhur në qeverisje Lëvizja Vetëvendosje e ka suspenduar punën e Zyrës së Prokurimit, tha ai në Tëvë1.
“Është zyra që ndoshta që kurrën e kurrës nuk do të doja ta vizitoja. Ka burokraci dhe ka shumë raste të cilat nuk mund të zgjidhen nga ajo zyre se janë implikime nga niveli qendror nga organi shqyrtues i prokurimit. Është i bllokuar dhe prej kur ka ardhur në qeverisje LVV-ja e ka suspenduar punën e asaj zyre. Tani po presim çfarë do të ndodh. Nuk do të duhej që projektet e komunave të zgjidhen diku në një institucion tjetër. Ato do të duhej të zgjidheshin në zyrat e komunave se aty do të duhej të zgjidhen problemet dhe jo dikush tjetër. Në këtë rast niveli qendror. Dhe një operator ekonomik i cili ankohet për ndonjë parregullsi eventuale, ti duhet ta depozitosh lëndën atje dhe të presësh një dy tre muaj ditë derisa të zgjidhet atje”, tha Pacolli.