Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, ka një lajm të mirë për të gjithë ata që e duan sportin që ai bënë, përcjell InLajmi.
Ai kësaj radhe e ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë.
Ishte vet Marku ai që tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.
Ai tutje është shprehur tejet falënderues për të gjithë ata që që kanë shfaqur mbështetje drejtë tij, sidomos për përkahje në meçin e fundit.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Neëcastle u duk sikur isha në Shqipëri”, ishin fjalët e Markut.