• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 12 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti thotë se Beteja e Kosharës krijon pikën e kthimit për Kosovën

J G nga J G
9 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kurti thotë se Beteja e Kosharës krijon pikën e kthimit për Kosovën
0
SHPERNDARJE
75
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 23 vjetorin e Betejës së Kosharës, përcjellInLajmi.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në kronologjinë e betejave të UÇK-së, Beteja e Koshares është integrale.

“Në kronologjinë e betejave të UÇK-së, Beteja e Koshares është integrale. Aty, luftëtarë nga të gjitha zonat operative dhe nga të gjitha trevat shqiptare, të ndihmuar nga ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe forcat ajrore të NATO-s, luftuan kundër trupave të armatës jugosllave”, ka shkruar ai.

Kurti tha se beteja e Koshares u zgjat me ofensiva dhe kundërofensiva.

“E shtrirë në kohë për më shumë se dy muaj, Beteja e Koshares u zgjat me ofensiva dhe kundërofensiva që rezultuan me 114 ushtarë të UÇK-së të rënë dëshmorë dhe rreth 170 të tjerë të plagosur, djemë trima që u përjetësuan në përpjekjet fisnike të popullit tonë për liri. Por bashkë me shokët e tyre që luftuan në Koshare, të ndihmuar edhe nga tytat e artilerisë së Ushtrisë së Shqipërisë dhe avionët bombardues të NATO-s, ata u shkaktuan ushtrisë së Serbisë 108 të vrarë, mes të cilëve edhe mercenarë rusë. Beteja e Kosharës krijon pikën e kthimit”, shtoi ai.

Më tej ai tha se në historinë e luftërave të ushtrive serbe me shqiptarët, Kosharja është Luma e Dytë.

“Në historinë e luftërave të ushtrive serbe me shqiptarët, Kosharja është Luma e Dytë (1912), sepse aty, tytat e armëve të ushtarëve të UÇK-së u kthyen në zjarre ferri për ushtarët serbë. Një betejë e tillë integrale dëshmoi se pjesëmarrja e shqiptarëve në çlirimin e tyre kishte mbërritur fazën më të lartë të organizimit”, shkroi Kurti.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Në kronologjinë e betejave të UÇK-së, Beteja e Koshares është integrale. Aty, luftëtarë nga të gjitha zonat operative dhe nga të gjitha trevat shqiptare, të ndihmuar nga ushtria e Republikës së Shqipërisë dhe forcat ajrore të NATO-s, luftuan kundër trupave të armatës jugosllave.

Këtë 9 prill, mbushen 23 vite që nga koha kur ushtarët e UÇK-së nisën Betejën e Koshares, meqë më 9 prill të vitit 1999, në ora 3 e 15 minuta të mëngjesit, ushtarët e UÇK-së sulmuan forcat serbe fillimisht në karaullën “7 korriku”, për t’u pasuar me sulme në drejtim të Rrases së Koshares dhe Majës Gllava. Vetëm 12 orë më pas, të tre këto pika ishin në duart e ushtarëve të UÇK-së. Ata po zbatonin një vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që ishte përkthyer në plan operacional veprimi nga Brigada 138 e komanduar nga Agim Ramadani.

Ky operacion i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënoi thyerjen e kufirit Jugosllavi – Shqipëri, atij kufiri që i mbajti shqiptarët të ndarë që nga viti 1913, kur ai u vendos dhunshëm nga Serbia. Për luftën e shqiptarëve kundër Serbisë, Beteja e Koshares dhe veçanërisht thyerja e kufirit, ishin një kalim liminal, sepse i hapi rrugë depërtimit më të lehtë të vullnetarëve të UÇK-së nga Shqipëria drejt Kosovës dhe krijoi hapësirë të lirë për kanale furnizimi me armë.

E shtrirë në kohë për më shumë se dy muaj, Beteja e Koshares u zgjat me ofensiva dhe kundërofensiva që rezultuan me 114 ushtarë të UÇK-së të rënë dëshmorë dhe rreth 170 të tjerë të plagosur, djemë trima që u përjetësuan në përpjekjet fisnike të popullit tonë për liri. Por bashkë me shokët e tyre që luftuan në Koshare, të ndihmuar edhe nga tytat e artilerisë së Ushtrisë së Shqipërisë dhe avionët bombardues të NATO-s, ata u shkaktuan ushtrisë së Serbisë 108 të vrarë, mes të cilëve edhe mercenarë rusë. Beteja e Kosharës krijon pikën e kthimit.

Në historinë e luftërave të ushtrive serbe me shqiptarët, Kosharja është Luma e Dytë (1912), sepse aty, tytat e armëve të ushtarëve të UÇK-së u kthyen në zjarre ferri për ushtarët serbë. Një betejë e tillë integrale dëshmoi se pjesëmarrja e shqiptarëve në çlirimin e tyre kishte mbërritur fazën më të lartë të organizimit.

Historia e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, shenjohet veçanërisht nga betejat e UÇK-së, nga përpjekjet për të ndjekur idealet e dëshmorëve dhe kultivimi i mëtutjeshëm politik i tyre. Në historinë moderne të Kosovës, Beteja e Koshares paraqet një nga ato kalimet pas të cilave e shkuara thjesht nuk mund të kthehet më pas dhe kur e ardhmja e hapur para bëhet destinacion njëdrejtimësh.

E ardhmja e Betejës së Koshares dhe e gjithë luftës së UÇK-së, është e sotmja jonë e vazhdueshme. Është Kosova e lirë dhe e pavarur, në afrim e bashkërendim progresiv me Shqipërinë, me perspektivë drejt Bashkimit Evropian dhe me aleanca me vendet e NATO-s. Andaj Beteja e Koshares nuk rri si çast i përfunduar në histori. Ajo merr pjesë në kohët tona aktuale, në të gjithë realizimet shtetërorë që burojnë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./InLajmi/

 

Tags: Albin KurtiBeteja e KosoharësUÇK
Postimi i mëparshëm

Trepça sonte sfidohet nga Bashkimi

Postimi tjetër

Biden pret në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin serb

Të ngjajshme Postime

Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
KRYESORE

E tmerrshme, mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet se çoi në vrasjen e sontme në Hajvali

12 August 2025
Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën
KRYESORE

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

11 August 2025
Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues
KRYESORE

Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

11 August 2025
Sveçla kërkon hetim për lidhje të mundshme të policëve me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan
KRYESORE

Sveçla kërkon hetim për lidhje të mundshme të policëve me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan

11 August 2025
Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
KRYESORE

Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

11 August 2025
38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive
KRYESORE

38 vatra aktive zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

11 August 2025
Postimi tjetër
Biden pret në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin serb

Biden pret në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin serb

Lajmet e fundit

Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

E tmerrshme, mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet se çoi në vrasjen e sontme në Hajvali

12 August 2025
Tërheqja mendore është sekreti i dashurive dhe miqësive të shëndetshme: ja si funksionon ajo

Tërheqja mendore është sekreti i dashurive dhe miqësive të shëndetshme: ja si funksionon ajo

11 August 2025
Vdes gruaja e cila u godit nga motoçikleta të dielen në mbrëmje në Prishtinë

Vrasja në Hajvali, policia jep detaje

11 August 2025
Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

11 August 2025
Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

11 August 2025
Kryeministri i Australisë, Albanese: Do njohim Palestinën

Kryeministri i Australisë, Albanese: Do njohim Palestinën

11 August 2025
Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu