Në Kosovë na pret mot i ngrohtë dhe me diell, por edhe me erëra të fuqishme nga jugperëndimi. Priten vranësira të nivelit të lartë, ndërsa temperatura makismale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius. Në mbrëmje shtim i vranësirave dhe gjatë natës mundësi për reshje lokale shiu.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në veri të Shqipërisë me mundësi për ndonjë rigë të dobët shiu. Gjatë natës shtim i vranërive dhe reshje lokale shiu.
Mëngjesin e së dielës në Kosovë priten reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore dhe erëra nga veriu. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë ditës reshjet pritet të jenë të izoluara dhe priten reshje lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore. Erërat veriore dhe verilindore do të vijnë duke u fuqizuar duke ulur temperaturat dukshëm. Fjolla afatshkurtra bore mund të paraqiten edhe në disa vise më të ulëta.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore gjatë ditës së diel priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje bore priten edhe në veri të Malit të Zi. Temperaturat shënojnë ulje në tërë rajonin, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e hëna stabilizim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Mundësi për ngrica lokale priten mëngjesin e së hënës dhe po ashtu edhe mëngjesin e së martës. Edhe dita e hënë pritet të jetë e freksët për shkak të erërave veriore, ndërsa nga e marta na pret mot stabil dhe i ngrohtë pranveror
