Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë ambasadorin e Republikës së Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, transmeton InLajmi.
Biden priti Gjuriqin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Gjuriq përmes një postimi në Twiteer ka thënë se vendi i tij e vlerëson shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet 140 vjeçare.
Ai ka shtuar se besimin e tij se Republika e Serbisë, si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm për të gjithë në komunitetin ndërkombëtar, do të vazhdojë të ndjekë vazhdimisht një politikë të stabilitetit rajonal, duke mbrojtur paqen, prosperitetin dhe përparimin ekonomik të të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
“Si një vend i rreshtuar kah ardhmëria, por duke ruajtur njëkohësisht thelbin e saj tradicional, Republika e Serbisë, në krye me Presidentin Aleksander Vuçic, si iniciator të ndryshimeve të shumta në shoqëri, do të vazhdojë të arrijë rezultate të jashtëzakonshme dhe do të ndërtojë marrëdhënie dhe ura me bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi Gjuriq në Twitter./InLajmi/