Policia e Kosovës po vazhdon aksionin e saj kundër kontrabandës edhe në Shtërpcë.
Bastisjet po zhvillohen në 3 lokacione në Shtërpcë kundër mallit të padoganuar.
Aksioni po zhvillohet edhe në Lagjen e Boshnjakëve ku edhe janë ndaluar 3 furgonë me mallra të padoganuara.
Këto mallra të propaganduara janë kryesisht ushqimore, raporton Gazeta Express.
Ndryshe, më herët në Vërmicë ka qenë një aksion i ngjashëm i Inspektoritatit të Policisë së Kosovës.