Sukseset e shqiptarëve s’kanë të ndalur, tashmë edhe në botën e modes, shkruan InLajmi.
E i fundit që po vazhdon të ketë sukses përveç në Kosovë e Shqipëri, por edhe në botë është Valdrin Sahiti.
Këtë here stilisti ka dizajnuar fustanin e Khloe Kardashian, në shfaqjen e premierës së “The Kardashians”, projekt ky i famljes më të famshme në botë.
Khloe u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë kafe të hapur, i cili ngjitej në pjesën e poshtme të trupit duke ia vënë në pah linjat trupore.
Valdrin Sahiti përmes një postimi në Instagram u shpreh falënderues ndaj Khloe, që përzgjedhi veshjet e tij për eventin “The Kardashians”.
“Mirëmëngjesi, Khloe Kardashian faleminderit që je një admiruese e punës së Valdrin Sahitit”, ka thënë ai. /InLajmi/