Vendet duhet të pranojnë më shumë refugjatë, tha kancelari gjerman në një konferencë për shtyp në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton InLajmi.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz u ka bërë thirrje vendeve të tjera perëndimore më larg Ukrainës që të pranojnë më shumë refugjatë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Boris Johnson, transmeton InLajmi.
Scholz e përshkroi zhvendosjen e miliona njerëzve nga Ukraina si një nga pasojat e tmerrshme të kësaj lufte të tmerrshme, shkruan BBC.
“Pjesa më e madhe e refugjatëve ka arritur në Poloni, më shumë se 2 milionë. Ne kemi më shumë se 300.000 refugjatë në Gjermani. /InLajmi/