Para pak kohësh janë shpallur nominimet për mbrëmjen e çmimeve vjetore, Billboard Music Awards 2022, përcjell InLajmi.
Kjo mbrëmje organizohet dhe vlerëson prodhimet muzikore të cilat cilësohen si më të dëgjuarat të vitit, ose edhe ndryshe këngë ato të cilat kanë arritur të qëndrojnë më së shumti në top listat e Billboard.
E nominuar në këtë mbrëmje është edhe këngëtarja kosovare, Dua Lipa, e cila kësaj radhe është nominuar gjithsej në 9 kategori.
Mbrëmja e BBMA këtë vit do të jetë në transmetim direkt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën e 15 majit. InLajmi/