Guvernatori i rajonit Sumy në veri-lindje të vendit thotë se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e plotë të zones, transmeton InLajmi.
Dmytro Zhyvytskyy shkroi në mediat sociale se forcat ruse ishin tërhequr nga Sumy, por ai paralajmëroi banorët që të mos ktheheshin përpara se të pastroheshin minat.
Qyteti, i cili është afër kufirit rus, ishte skena e bombardimeve dhe luftimeve të rënda në fillim të pushtimit, shkruan BBC.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha këtë mëngjes se forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës. /InLajmi/