Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë raketa të mbrojtjes ajrore dhe antitank në Ukrainë si pjesë e një pakete të re të pajisjeve ushtarake të cilësisë së lartë me vlerë 100 milionë paund (130 milionë dollarë), njoftoi të premten kryeministri britanik Boris Johnson, transmeton InLajmi.
Ai tha gjithashtu se Britania dhe Gjermania do të bashkëpunojnë për sigurinë e energjisë dhe burimet e rinovueshme, pasi Evropa synon të heqë gradualisht varësinë e saj nga karburantet fosile ruse, shkruan CNN.
“Ne nuk mund të transformojmë sistemet tona përkatëse të energjisë brenda natës. Por ne gjithashtu e dimë se lufta e Putinit nuk do të përfundojë brenda natës”, tha Johnson. /InLajmi/




















