Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi sipas tij nuk po punojnë asgjë në të mirë të qytetarëve, raporton InLajmi.
Ai tha se deri me tani nuk kanë parë që kjo qeveria të ketë sjellë ndonjë ligj i cili prek direkt jetën e qytetarit, kështu iu drejtua Tahiri ministrave në seancën e Kuvendit.
Tahiri ka kërkuar nga qeveria të punojnë për Kosovën për qytetarët pasi shtetin kjo qeveri e ka marrë me çelësa në dorë.
Ndërsa tutje ka kritikuar për rrugët dhe autostradat që sipas tij janë nisur dhe nuk janë përfunduar akoma, Tahiri është shprehur së duhet të lihen më një anë fjalët e të fillojnë të punojnë.
“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë. Bëni ju çka kemi bë për 20 vjet, kryjeni autostradat që janë nisë, kryejini rrugët”, tha ai.
“Leni fjalët, kthejuni punës”, shtoi Tahiri.