Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, e shteti që i është bashkuar këtij votimi ka qenë edhe Serbia, shkruan InLajmi.
Është për t’u habitur fakti se Serbia votoi pro këtij vendimi, duke qenë se ajo që nga fillimi i luftës në njëfarë forme e ka përkrahur Rusinë, duke mos i vendosur sanksione siç kanë bërë shtetet e tjera.
Ndryshe këtë here Serbia vendosi të rreshtohet me Perëndimin, duke votuar për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.
Përveç Serbisë, 92 vende të tjera votuan pro këtij vendimi, 24 kundër dhe 58 abstenim. /InLajmi/