Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, zgjodhi t’i reagoi deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pasi ky i fundit tha se partia në pushtet “e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë”, përcjell InLajmi.
Pacolli edhe pse jo në kuvend gjeti një mënyrë të reagoj kundrejt Tahirit, ku tha së ish-pozitarët janë mësuar që të marrin 00 me çelësa në dorë.
Ku sipas saj këto xipa janë përdorur vetëm në realizimin e dëshirave të tyre.
Tutje ajo ka thënë së këta që sot po kritikojnë LVV-në, janë pikërisht ata të cilët shtetin e kanë qeverisur duke e parë vetëm si një veturë që nuk të dhimbset.
Postimi i plotë i saj:
Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë
Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.
Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.
E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi. /InLajmi/