Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Everton janë në garë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.
Depay ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.
Ai nuk po e gjen vetën në formacion të Xavi Hernandez, andaj kjo mund të ndikojë në paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror që do zhvillohet këtë vit.
Kjo supozohet se është arsyeja pse holandezi pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit.
Siç raportohet 3 ekipe të Premier Ligës si Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni kanë shprehur interesim për të nënshkruar me Memphis Depay.
Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Xavi, si duket nuk e ka më në planet e veta yllin holandez, dhe mund të aprovojë largimin e tij nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, shkruan Lajmi.net.
Në këtë sezon, në 30 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, Memphis Depay ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar 2 asistime.