Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur i habitur se si Qeveria e Kosovës nuk po tregojnë konkretisht kush ka vjedhur në këto 20 vite, pasi po thuhet së është zbuluar vjedhje e madhe në atë periudhë, raporton InLajmi.
Tutje Haliti është shprehur se është LVV ajo që tash e ka pushtetin në dorë edhe mund të zbardh çfarëdo rasti, e sipas tij jo vetëm të hedh akuza kundrejt të tjerëve.
“Mirë bre. A e keni pushtetin? A ka gjykata këtu? A ka prokurori këtu? Rrugët për t’u rregulluar këto çështje. Rruga për ta saktësuar të vërtetën rreth asaj se a është dikush i inkriminuar dhe a duhet të përgjigjet para drejtësisë, është rruga e drejtësisë, rruga e organeve të ndjekjes”, tha ai.
Më tej ka cituar një fjali të ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kur ai thoshte “ mos na shitni petulla në ujë”, pasi sipas Halitit kjo qeveri i ka të gjitha kompetencat sepse i ka trashëguar.
Por ai ka këshilluar qeverinë t’i përvishet punës e mos të merret më gabimet e të tjerëve por ta përmirësoj vetën, pasi siç thotë ai në çdo seancë po përmendën këto gabime.
“Mos na shitni mos na qitni petulla në ujë, që thoshte Jakup Krasniqi. I keni trashëguar të gjitha, e keni trashëguar edhe lirinë nga ata që i quani hajdut dhe vazhdoni me përmirësimin e gabimeve të atyre, përmirësojeni vetveten, e mos hajdeni çdo seancë me na tregu.”, tha Haliti. /InLajmi/