Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen me supertalentin portugez, Fabio Carvalho. Lojtari i Fulham i iku skuadrës së madhe angleze për vetëm 2 minuta në afatin kalimtar dimëror ngase në minutat e fundit të afatit 2 skuadrat nuk kishin arritur të kompletonin dokumentacionin e marrëveshjes.
Fabrizio Romano ka treguar detajet e marrëveshjes. 5 milionë euro, plus 2.7 milionë bonuse është shifra e marrëveshjes për Carvalhon. Kontrata do të jetë deri në qershor 2027.
Testet mjekësore tashmë kanë përfunduar në Liverpool me lejen e Fulham dhe Jürgen Klopp tashmë ka pasur një bisedë me futbollistin, shkruan Indeks Online.
Liverpooli nuk do të zyrtarizojë marrëveshjen deri në fund të sezonit për të respektuar Fulhamin dhe tifozët e tyre.