Moska ka thënë se vendimi për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara të enjten ishte i paligjshëm dhe i motivuar politikisht, transmeton InLajmi.
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pa 93 shtete anëtare që votuan për pezullimin e Rusisë (58 abstenuan dhe 24 votuan kundër).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se i vjen keq për vendimin dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor, shkruan BBC.
Rusia është shteti i 2-të, e cila u suspendua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB. E para ishte Libia në 2011. /InLajmi/