Mbretëria e Bashkuar njoftoi të mërkurën për një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, transmeton InLajmi.
Paketa e 5-të e sanksioneve të Britanisë ndaj Moskës për luftën në Ukrainë përfshin një ngrirje të plotë të aseteve në bankën më të madhe ruse, Sberbank, dhe Bankën e Kreditit të Moskës, si dhe një ndalim të investimeve të reja britanike në Rusi, me vlerë mbi 14 miliardë dollarë në 2020. thuhet në deklaratë.
Britania do t’i japë fund të gjithë varësisë së saj nga qymyri dhe nafta ruse deri në fund të vitit 2022 dhe do t’i japë fund importeve të gazit sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan CNN.
“Ky do të jetë një tjetër goditje e madhe për ekonominë ruse dhe do të kufizojë më tej aftësitë e tyre në të ardhmen”, tha qeveria britanike në deklaratë. /InLajmi/