Kosova po vazhdon të përballet me raste aktive me koronavirus, ani pse javët e fundit numri nuk është shumë i lartë, përcjell InLajmi.
Që nga fillimi i pandemisë 227, 628 persona janë prekur nga COVID-19 janë prekur në Kosovë.
3137 prej tyre kanë humbur jetën. Ndërkohë, raste aktive janë 538, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës. Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. /InLajmi/
















