Dje është raportuar se një person ka goditur një zyrtar në kumunën Podujevës, përcjell InLajmi.
Policia njofton se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku pastaj viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK nga lëndimet e marra.
“Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raport./InLajmi/