Ronald Koeman pritet të rimarrë drejtimin e kombëtares së Holandës.
Ikona holandeze e futbollit, Ronald Koeman pritet t’i kthehet punës së trajnerit, pas dështimit që pati në ‘Camp Nou’ me skuadrën e Barcelonës.
‘De Telegraaf’ bën të ditur se Koeman do të jetë pasuesi i Louis van Gaal në stolin e ‘Tulipanëve’, duke filluar nga viti 2023.
Van Gaal më herët gjatë kësaj jave zbuloi se është diagnostikuar me kancer në prostatë, transmeton lajmi.net.
Koeman ishte në krye të stolit të Holandës para se të kalonte te Barcelona. Ai pritet të kthehet përsëri aty, pas aventurës jo të mirë me katalanët

















