Presidenti i Këshillit Europian, Chalres Michel, thotë se vendet e Bashkimit Europian duhet të mendojnë për mënyrat sesi mund t’u ofrojnë azil ushtarëve rusë që dëshirojnë të dezertojnë dhe të largohen nga lufta në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Michel shprehu inatin e tij me krimet kundër njerëzimit që u kryen në Bucha dhe disa qytete të tjera. Ai u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos zbatojnë urdhrat.
“Nëse nuk dëshironi që të jeni pjesë e vrasjes së vëllezërve dhe motrave tuaja në Ukrainë, nëse nuk doni të bëheni kriminelë, atëherë hidhni armët, mos luftoni më dhe largohuni nga fushëbeteja”, citohet Michel, përcjell A2CNN.
Duke rikthyer një ide të përmendur edhe më parë nga disa eurodeputetë, Michel shtoi se garantimi i azilit për dezertorët rusë “është një ide e vlefshme që duhet të shihet të ndiqet”.