Kryetari i bashkisë së Bucha, Anatoliy Fedoruk, ka folur krimet e luftes nga forcat ruse në qytetin e tij, i cili është kthyer nën kontrollin ukrainas, transmeton InLajmi.
Ai u fsheh në një ndërtesë nga trupat ruse gjatë pushtimit të tyre dhe thotë se ishte dëshmitar i vrasjeve.
“Aktualisht ne e dimë se ka pasur 320 civilë paqësorë të vrarë nga pushtuesit rusë dhe kjo shifër po bëhet më e madhe.”
Anatoliy thotë se ai pa momentin kur njerëzit u “qëlluan brutalisht” nga rusët ndërsa ata u përpoqën të largoheshin nga qyteti me makinë.
“Ishte një grua shtatzënë. Burri i saj po bërtiste duke kërkuar që të mos e qëllonin, por ata thjesht e qëlluan brutalisht”.
“Kështu që ai duhej ta varroste në rrugë anësore dhe në vend të një kryqi [ai] vendosi targën e makinës së tij”, tha ai, shkruan BBC.
Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë kryer mizori në Bucha. /InLajmi/