Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, arriti të miratoi 3 marrëveshje ndërkombëtare, raporton InLajmi.
2 prej tyre mundësojnë marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës, kjo e cila kap vlerën mbi 30 milionë euro.
Kurse e 3-ta për reformimin e ndihmës sociale, e cila u rikthye për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.
Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.
Por që përsëri nuk kaloi pa u kritikuar nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sipas tij kjo marrëveshje është e njëjta dhe nuk do arrihet të ketë rritje të asistencës sociale.
Ndërsa tutje Hoti akuzoi Muratin se po merren kredi për ndihma sociale.
“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”, tha ai. /InLajmi/