Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se nuk janë 60 mijë veteranë që përfitojnë nga buxheti i shtetit. Tema e verifikimit të listave të veteranëve, Haxhiu thotë se u rihap nga kryeministri Albin Kurti, për të larguar vëmendjen nga dështimet e qeverisë.
“U spekulua shumë për numrin 60 mijë. Tash në bazë të Entit të Statistikave të Kosovës, po del se të regjistruar janë 37 mijë, veteranë dhe jo 60 mijë. Nuk përfitojnë 60 mijë veteranë nga shteti por janë 37 mijë”, tha Kamishi.
Thotë se Kurti hapi temën e veteranëve pas shtrenjtimit të rrymës.
“Në periudhën kur u hap kjo temë, ishte momenti kur shumicës së qytetarëve u shkoi fatura e energjisë elektrike më shtrenjtime, pra përpjekje me mbuluar dhe me tërheq vëmendjen nga ajo që po ndodh, sepse ka qytetarë që 50 – 60% të pagës së tyre e kanë shpenzuar me paguar rrymën”, theksoi ai.
“Sot mendoj se hapja e kësaj teme në raport me zhvillimet dhe interesat e qytetarëve bëhet më shumë për të mbuluar hapësirën mediatike pas dështimeve në mbështetjen e qytetarëve në këtë kohë krize”, tha Haxhiu në dPT te Fidani në T7.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, UÇK ka diku rreth 20 mijë veteranë.




















