I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kreu i AAK-së i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ku sipas tij nuk mund të zgjidhen problemet energjetike duke punësuar militantë partiak, që vet Kurti dikur i quante të afërmit janë për dasma e kanagjegje.
Haradinaj hamendëson së Kurti nuk është i vetëdijshëm se faturat kanë kaluar edhe dyfishin me shtrenjtim, tutje ai tha që kjo po ngreh dyshime që faturat janë fryrë por aq shumë sa që kanë kaluar çdo tarife, kategori e kriter.
Si përfundim ish-kryeministri tha se qytetarët e Kosovës kanë mbetur vet, ndërsa tutje ka ftuar organet e hetuesisë të fillojnë hetimet për faturat e fundit të energjisë.
Sipas tij qytetarët e vendit po vidhen.
Postimi i plotë i tij:
Ftoj Prokurorinë të hetojë fryerjen e faturave të energjisë
Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas teje janë për dasma e kanagjegje.
A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri.
Sot kur është e qartë se qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, ftoj organet e hetuesisë që krahas hetimeve për punësime abuzive në KEK, të fillojnë hetimet edhe për faturat e fundit të energjisë.
Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur. /InLajmi/