Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se sanksionet e reja do të rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit, transmeton InLajmi.
“Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka e saj më e madhe private,” tha ai.
“Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu.
“Dhe së 2-ti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi, më shumë se 600 kompani të sektorit privat.”
2 bankat e synuara thanë se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre, shkruan BBC.
SHBA po bashkërendon sanksionet gjithnjë e më të ashpra me grupin G7 të vendeve të pasura dhe BE-në. /InLajmi/