Ish-kryeministri Berisha nuk tregoi emrin e personit që sipas tij është dërguar nga ambasada amerikane për të negociuar për kryetarin e Partisë Demokratike.
Nga ambasada amerikane një gjë e tillë iu mohua.
“Pozicioni i SHBA në lidhje me shpalljet për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe ato nuk janë të negociueshme”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ambasada amerikane, shkruan Euronews.Albania.
Ndërkohë, Berisha deklaroi të mërkurën se pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim ka folur me Enkelejd Alibeajn dhe e ka cilësuar atë si kryetarin e komanduar të PD-së, askush nuk ka tagrin për të vendosur për kreun e partisë, përveç anëtarëve.