SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën në koordinim me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian, sipas një anëtari të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, transmeton InLajmi.
Ai tha se paketa gjithëpërfshirëse do të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë dhe do ta dërgojë atë më tej në rrugën e izolimit ekonomik, financiar dhe teknologjik.
Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre, shkruan CNN.
Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike mbi Rusinë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”, tha zyrtari. /InLajmi/