Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Moskës dhe Kievit duke nxitur “histerinë” mbi vrasjet e civilëve në Bucha, transmeton InLajmi.
Zyrtarët nga Ukraina dhe vendet perëndimore kanë thënë se ka prova se Rusia ka kryer krime lufte.
Moska mohon akuzat dhe i ka quajtur akuzat një “falsifikim monstruoz”, shkruan BBC.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte dhe Ukraina gjithashtu ka ngritur një ekip për të mbledhur prova. /InLajmi/