I pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar më përfaqësuesit për efiçiencë të energjisë, Mirlinda Bajrami, përcjell InLajmi.
Ky takim thuhet të ektë qenë i frytshëm, pasi Ramosaj thotë se komuna që ai drejton pranoi si asete të saj investimet që ky agjencion i ka kryer në të.
Agjencioni i udhëhequr nga Bajrami ka bërë ndriçimin në Komunën e Deçanit.
Ndërsa tutja kryetari i komunës në fjalë, është shprehur tejet falënderues dhe mirënjohës për bashkëpunimin më agjencinë.
Postimi i plotë i tij:
Prita në takim përfaqësuesit e agjencionit për efiçiencë të energjisë, Mirlinda Bajrami dhe njëkohësisht pranuam si asete të komunës ivenstimet e bëra nga ky agjencion për ndriçimin publik në komunën e Deçanit.
Mirënjohës për bashkëpunimin! /InLajmi/