Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, si duket nuk e ka ndërmend ta harroi se si Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i quajti ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, kriminel, përcjell InLajmi.
Haxhiu se fundmi në një intervistë tha së më gjasë së gjyshi i saj i dhënë armë e bukë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, duke thënë së kjo ishte arsyeja që familja e saj u prekën nga deklarata e Thaçit kundrejt familjes së Haxhiut.
Ndërsa në lidhje më këtë nuk shkoj gjatë pa reaguar Musliu, pasi kjo tha se “babagjyshi” i Haxhiut ndoshta edhe i ka dhënë ndonjë kafshatë bukë, por që sa i përket armëve nuk beson që ish-kreu i PDK-së mund të shkonte i paarmatosur diku.
Ndër të tjera Musliu përsëriti fjalën e Haxhiut duke thënë së asgjë nuk e shfajëson që i ka quajtur “kriminel” ish-krerët e luftës.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Ndoshta babgjyshi ka mujt me u’a dhanë ndonjë kafshatë bukë edhe me ju ba konak ndonjëjer e sa për armë Hashim Thaçi nuk besoj që ka shku aty i paarmatosur.
Por si do qe të jetë kjo nuk te amniston ty qe i quajte kriminel! /InLajmi/