Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës, ka bër homazhe ku nga aty tha se këta u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre, raporton InLajmi.
Bashkë me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënantë, Bashkim Jashari si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kurti ka vendosur lule tek lapidari dhe varrezat e martirëve të kësaj masakre.
Kryeministri Kurti deklaroi se 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm tre kanë shpëtuar dhe kjo kishte ndodhur rastësisht.
“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Para disa muajve u patën riva varrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve. Pas ekzekutimit kufomat u patën dërguar në serbi. Pra me ekzekutim mizor ua vodhën jetën e pastaj edhe kufomat. Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Kurti.
“Vendosëm lule të freskëta këto tek lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm tre që kanë shpëtuar kjo iu ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ishte të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.”,deklaroi Kurti.
Tutje Kurti tha se para disa muajve në territorin e Serbisë ishin gjetur kufomat e disa prej këtyre martirëve të masakrës në Rezallë.
“Kufomat e 9 martirëve të masakrës meqenëse pas pushkatimit, ekzekutimit ua patën marrë kufomat dhe ua patën dërguar në Serbi, e më pas ata u zbuluan në varrezat masive në Rudnicë dhe Kizhevakë, shtoi Kurti.
Kryeministri Kurti deklaroi se nuk ka dyshim se gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht përpos neve shqiptarëve që e përjetuam, andaj edhe drejtësia vendore dhe ndërkombëtar duhet që me vonesë dhe me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit, urdhërdhënësit, ekzekutorët të gjykohen dhe dënohen./InLajmi/