Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk ka vonuar ta uroi kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ndërsa tutje ai ka uruar edhe të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj, pasi edhe ky u zgjodh anëtari bordit të kësaj organizate.
Sipas Krasniqit janë Aliu dhe Totaj ata të cilët duhet të merren shembull se si duhet të qeveriset.
Postimi plotë i tij:
Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate.
Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë. /InLajmi/