Republika e Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, raporton InLajmi.
Marrëveshje të llojit të tillë Kosova pretendon të krijoi edhe të tjera e jo ta lë më kaq, ndërsa kjo marrëveshje që u nënshkrua sot u vlerësua lartë nga si nga Zvicra njëjtë edhe nga Kosova.
Këtë e marrëveshje e ka nënshkruar e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Sipas Haxhiut me anë të kësaj marrëveshje po synohet të arrihet bashkëpunimi në fushën e çështjeve penale, ndërsa tutje ajo tregoi mënyrën së si është hartuar kjo marrëveshje duke thënë se është hartuar në rregullat dhe parimet nga konventat e Këshillit të Evropës.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshje ne synojmë thellimin mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e çështjeve penale. Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë mes organeve tona gjyqësore, themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore. Marrëveshja është hartuar në rregullat dhe parimet nga konventat e Këshillit të Evropës dhe duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane”, tha Haxhiu.
Tutje ajo ka treguar edhe shtetet të cilat shteti i Kosovës synon të arrijë marrëveshje të llojit të tillë, ndër to ishte Franca më të cilën ajo tha se janë në proces të bisedimeve.
“Ne kemi marrëveshje me disa vende megjithatë ne kemi planifikuar që të shohim se cilat janë disa prej vendeve me të cilat ende nuk kemi marrëveshje në mënyrë që të nisim diskutimet në raport me lidhjen e marrëveshjeve. Tani jemi në proces me Francën dhe janë duke vazhduar negociatat me këtë shtet dhe po ashtu kemi shprehur gatishmërinë që të lidhim marrëveshje edhe me Kroacinë dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre”, tha tutje ajo. /InLajmi/