Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi Haradinaj nuk ka lënë pa e falënderuar Ramën, për gatishmërinë e treguar gjatë kohës kur Kosova po kalonte krizë energjetike.
Ndër temat e diskutimit thuhet të ketë qenë njohja e dyshtetësisë për qytetarët, veç tjerash ësht biseduar për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.
Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të 2-ja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.
Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes 2 vendeve në këtë kohë aspak normale. /InLajmi/