Zyrtarët e shtetit të Estonisë kanë thënë se refugjatët ukrainas po hyjnë në këtë vend nga Rusia.
Në anën tjetër Ukraina ka akuzuar forcat ruse se po detyron mijëra civilë të largohen për në Rusi, mirëpo kjo e fundit ka mohuar këtë duke thënë se ata po shkojnë në Rusi me dëshirë.
Indrek Puvi, shefi i policisë së Narvës, në kufirin e Estonisë me Rusinë, ka thënë se rreth 200 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Estoni gjatë javës së kaluar, raporton BBC
Puvi më tej ka thënë se disa prej tyre kishin pranuar se kanë hyrë vullnetarisht në Rusi, sepse nuk kanë mundur të ikin në Ukrainën përendimore, trasnmeton Zeri.info.
“Megjithatë, ka pasur edhe njerëz që janë drejtuar me forcë në Rusi dhe janë lejuar të largohen vetë pasi kanë mbërritur atje”, ka thënë ai.