Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.
Daçiq ka qenë ndër të parët që ka votuar në qendrën e votimit “Dedinje” në Savski Venaq, shkruan B92
Ai ishte i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, transmeton KlanKosova
Daçiq ka theksuar se sot është dita e demokracisë në Serbi dhe qytetarëve u takon të vendosin për të ardhmen e tyre.