Një punëtor i KEDS-it është aksidentuar nga një veturë gjatë kryerjes së detyrës dhe si pasojë ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.
Por, pavarësisht përpjekjeve ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur KEDS-i, të cilët janë shprehur të tronditur nga ky rast. Ata kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit si dhe i kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë që të ndriçojnë rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti. /InLajmi/