Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark, ka deklaruar se qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa ndonjë incident.
Wigermark tha se situata po monitorohet në 6 pikëkalime kufitare, nga Njësia e Specializuar policore e EULEX-it , si dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha 6 Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, shkroi ai.
Ndryshe shumë serbë janë nisur sot drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet presidencial dhe parlamentare.
E presidenti aktual i Serbisë, njëherësh kandidat për Serbinë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet nuk janë lojë dhe se shteti nuk është lodër.
E pavarësisht se iu është bërë thirrje të dalin në votime, shumë shqiptarëve sot iu pamundësua votimit, transmeton Lajmi.net.
Një nga qytetarët shqiptare me shtetësi të Serbisë deklaroi se i është fshirë emri nga listat e votimit, anipse kjo kishte lindur dhe kishte jetuar në Bujanoc.